Xi Jinping uron Myriam Spiteri Debono për marrjen e Presidencës së Maltës
2024-04-05 10:21:42

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, uroi të enjten Myriam Spiteri Debono, për marrjen e detyrës si Presidentja e re e Maltës . 

Xi tha në një mesazh, se prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike 52 vjet më parë, të dyja palët gjithmonë e kanë respektuar njëra-tjetrën. E kanë trajtuar si të barabartë, e kanë mbështetur në çështjet e interesave thelbësore dhe shqetësimeve kryesore. Kanë zhvilluar bashkëpunim të frytshëm në ekonomi, tregti, investime, kulturë, arsim dhe kujdesin shëndetësor.

Xi u shpreh se e vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Maltë, dhe është i gatshëm të punojë me Presidenten e re, për të vazhduar miqësinë tradicionale dhe për të forcuar bashkëpunimin praktik midis dy vendeve, për të nxitur progresin e vazhdueshëm në marrëdhënie dhe përfitimet për të dy popujt. (Elona)