Pothuajse 100 pasgoditje u regjistruan natën pas tërmetit 7.3 ballë në Tajvan
2024-04-05 10:55:29

Foto nga VCG

96 pasgoditje u regjistruan natën pas tërmetit me magnitudë 7.3 që tronditi Tajvanin, sipas agjencisë meteorologjike të Tajvanit.

Epiqendra e të gjitha pasgoditjeve, të ndodhura prej orës 23:00 të së mërkurës deri në orën 8:20 të mëngjesit të së enjtes, ndodhën në zonën bregdetare të Hualien, bën të ditur “Xinhua”.

Pasgoditjet ishin veçanërisht të rënda rreth orës 02:30 dhe 03:00 të mëngjesit të së enjtes, duke bërë që autoritetet të lëshonin një paralajmërim për tërmetet me celular për qytetarët.

Sipas informacionit të lëshuar nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive emergjente të ishullit dhe raportet e mediave, tërmeti shkaktoi dëme relativisht të vogla në zona të tjera përveç Hualien, ndërsa shumica e viktimave dhe njerëzve të bllokuar ishin në Hualien.(Elona)