Shangai përparon me zhvillimin e 6G
2024-04-05 11:24:19

Foto nga VCG

Administrata e Komunikimeve e Shangait njoftoi të mërkurën se kërkimi dhe zhvillimi i disa teknologjive kryesore si 5G-Advanced dhe 6G do të rritet për të promovuar integrimin e thellë të industrisë së informacionit dhe komunikimit me ekonominë industriale.

Një dokument i publikuar nga administrata në të njëjtën ditë përfshinte 12 plane veprimi, të fokusuara në zgjerimin e skenarëve të aplikimit të testimit 5G dhe 6G në fusha të ndryshme, bën të ditur “Xinhua”.

Deri në fund të vitit 2023, Shangai kishte ngritur gjithsej 92.000 stacione bazë 5G. Një numër aplikimesh demonstruese janë përfshirë në shumë fusha, si interneti industrial, drejtimi autonom dhe kujdesi mjekësor i zgjuar. (Elona)