NEV-t e pasagjerëve të Kinës përbëjnë 62 për qind të tregut global
2024-04-05 13:30:27

foto nga CFP

foto nga CFP

Automjetet me energji të re të Kinës zunë një pjesë prej 62 për qind të tregut global në dy muajt e parë të vitit, sipas Cui Dongshu, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës, bën të ditur “Xinhua”.

Duke cituar të dhëna që tregojnë se shitjet globale të automobilave arritën në 12.65 milionë njësi në dy muajt e parë, duke përfshirë 1.9 milionë mjete me energji të re, Cui theksoi rolin kryesor të Kinës në tranzicionin e gjelbër të industrisë së automobilave.

Cui ia atribuoi performancën e fortë të Kinës në tregun e Azisë Juglindore një zinxhiri të fortë furnizimi vendas, duke rezultuar në rritjen e shitjeve dhe eksporteve të brendshme.

Duke vazhduar trendin e rritjes të vërejtur në 2022-shin, kur pjesa e tregut të Kinës kaloi 60 për qind të totalit botëror, vendi forcoi më tej lidershipin e tij në treg në 2023-shin, duke tejkaluar 9 milionë njësi si në prodhim ashtu edhe në shitje, duke shënuar nëntë vjet radhazi në krye të tregut global. (Elona)