Investimi i Kinës në rrugët ujore shënoi rritje në 2 muajt e parë të vitit
2024-04-05 13:26:38

foto nga CFP

Fragmenti i Lumit Guijiang në qytetin Wuzhou të rajonit autonom Guanxi Zhuang të Kinës Jugore / foto nga CFP

Investimet në rrjetin ujor të Kinës u rritën me 17 për qind në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.

Investimi arriti në 27.33 miliardë juanë (rreth 3.85 miliardë dollarë amerikanë) gjatë periudhës, sipas Ministrisë së Transportit, citon “Xinhua”.

Provinca Yunnan e Kinës jugperëndimore udhëhoqi investimet në rrugët ujore mes rajoneve të nivelit provincial, duke shënuar rritje me 277.7 për qind. Ajo u pasua nga komuna e Kinës veriore Tianjin, me një rritje prej 105.4 për qind në bazë vjetore.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se investimi në rrjetin rrugor të vendit arriti në 273.57 miliardë juanë në periudhën janar-shkurt, 6.4 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.  (Elona)