Banka për Zhvillim e Kinës dyfishon mbështetjen e huasë për tokën bujqësore
2024-04-05 11:41:31

Foto nga VCG

Banka për Zhvillim e Kinës, një bankë e madhe e politikave në vend, ka rritur mbështetjen financiare për zhvillimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, si dhe përmirësimin e produktivitetit të tokës në të gjithë vendin këtë vit, bën të ditur “Xinhua”.

Banka lëshoi 2.59 miliardë juanë (rreth 365 milionë dollarë amerikanë) kredi speciale për zhvillimin e tokës bujqësore në tremujorin e parë të këtij viti, më shumë se dyfishi i shumës së një viti më parë.

Për të ndihmuar në sigurinë e grurit dhe furnizimeve të qëndrueshme të produkteve bujqësore, banka ka ofruar mbështetje financiare afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin dhe përmirësimin e tokës bujqësore me standarde të larta në 13 rajonet kryesore prodhuese të grurit në vitet e fundit.

Në fazën tjetër, banka synon të forcojë mbështetjen financiare gjithëpërfshirëse në fusha kyçe, si infrastruktura në zonat rurale dhe inovacioni i teknologjisë shkencore në sektorin bujqësor. (Elona)