Shitjet e automjeteve të pasagjerëve në Kinë u rritën me 7 për qind në mars
2024-04-05 10:57:53

Foto nga VCG

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve në Kinë qëndruan në 1.7 milionë njësi në mars, 7 për qind më shumë se marsin e një viti më parë, treguan të dhënat e industrisë cituar nga “Xinhua”.

Në tre muajt e parë të këtij viti, shitjet e automjeteve të pasagjerëve arritën në 4.84 milionë njësi, duke u rritur me 13 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave më të fundit nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës.

Gjatë kësaj periudhe, shitjet e automjeteve me energji të re të Kinës u rritën me 34 për qind, në 1.76 milionë njësi. (Elona)