9 të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur në tërmetin M7.3 në Taivanin e Kinës
2024-04-04 11:11:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

9 persona humbën jetën dhe më shumë se 1000 të tjerë u plagosën, pas një tërmeti të madh 7.3 ballë, që goditi qarkun Hualien në rajonin e Taivanit të Kinës, të mërkurën në mëngjes, sipas qendrës lokale të urgjencave.

Tërmeti në ujërat e Hualienit në 7:58 në mëngjesit, kishte një thellësi prej 12 kilometrash, dhe u pasua nga goditje të shumta, sipas Qendrës së Rrjetit të Tërmeteve të Kinës (CENC).

Tërmeti u përshkrua si "tërmeti më i fortë që prej 1999" nga një zyrtar i qendrës lokale të tërmeteve, gjatë një konference shtypi. 

Rindërtimi i shërbimit hekurudhor të Taivanit vazhdon. Udhëtimi vajtje ardhje, në seksionin hekurudhor që lidh Yilan dhe Hualien, u rikthye të enjten, thanë autoritetet lokale të transportit.