Hekurudhat kineze përgatiten për udhëtimin e festivalit Qingming
2024-04-04 09:32:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sistemi hekurudhor në Kinë po përgatitet për një rritje të udhëtimeve gjatë Festivalit treditor Qingming.

Në një deklaratë të operatorit hekurudhor “China Railway” thuhet se udhëtimet për këtë festë do të zgjasin pesë ditë, me një pritshmëri prej 75 milionë udhëtimesh hekurudhore që do të kryhen në total gjatë kësaj periudhe, mesatarisht 15 milionë udhëtime në ditë, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kulmi i udhëtimeve pritet të jetë sot, me 17.5 milionë udhëtime të pritura, sipas operatorit hekurudhor.

Festivali Qingming, ose Dita e Fshirjes së Varreve, është një festë tradicionale kineze ku njerëzit u bëjnë homazhe të vdekurve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Operatori hekurudhor njoftoi se rreth 11.600 trena do të funksionojnë çdo ditë gjatë kësaj periudhe, për të përballuar rritjen e pasagjerëve, pasi njerëzit e përdorin këtë festë edhe për aktivitete në natyrë dhe për të vizituar atraksione. (Irma)