Zëdhënësi i MPJ-së prezanton përmbajtjet e bisedës telefonike Xi-Biden
2024-04-04 11:43:15

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Më 3 prill, Zëdhënësi i MPJ së Kinës, Wang Wenbin, prezantoi përmbajtjet e bisedës telefonike, mes Kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping dhe Presidentin të SHBA Joe Biden.


Lidhur me Renaijiao në Detin e Kinës Jugore, Wang Wenbin u shpreh se gjatë bisedës, Kina i theksoi palës amerikane zotërimin e sovranitetin të padiskutueshëm për ishujt Nansha dhe ujërat përreth. Ky sovranitet që mbulon të gjitha ishujt, shkëmbinjtë, plazhet dhe rërën në zonë, sigurisht përfshin edhe Renaijiaon. Thelbi i problemit është se pala filipinase ka ndryshuar shumë herë qëndrim. Ajo tenton të ndërtojë një pikë vëzhguese të përhershme në ishujt e Kinës, me qëllim që të pushtojë ilegalisht Renaijiaon. SHBA s'duhet të ndërhyjë në çështjen mes Kinës dhe Filipineve.


Lidhur me Hong Kongun, Wang Wenbin theksoi se kompletimi i legjislacionit të nenit 23 të ligjit bazë të Hong Kongut, është përgjegjësi kushtetuese e rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut, për të ruajtur sigurinë kombëtare. Kjo është në të mirë të mbrojtjes të të gjithë qytetarëve vendas, në të mirë të interesave të investitorëve të huaj në Hongkong, dhe nuk do të dëmtojë fare të drejtat dhe lirinë e ligjshme të qytetarëve lokalë. SHBA duhet të respektojnë sovranitetin e Kinës dhe sundimin ligjor në Hong Kong.


Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Lidhur me Xinjiang dhe Xizang, Wang Wenbin theksoi që çështjet e Xinjiang-ut dhe Xizang-ut janë punët e brendshme të Kinës.

Të drejtat e njeriut nuk janë patentë e ndonjë vendi. Kina i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Për gjendjen e të drejtave të njeriut, populli ka të drejtën e fjalës. Kina është e gatshme të bëjë shkëmbime me palën amerikane mbi këtë drejtim, me respektim të ndërsjellë, por kundërshton ashpër ndërhyrjet në punët e brendshme të Kinës, me shfrytëzimin e të drejtave të njeriut,” thekoi Wang Wenbin.


Lidhur me krizën e Ukrainës, Wang theksoi se ajo po përballet me rrezikun e tensionimit të mëtejshëm. Ndaj duhen përpjekje për zbutje dhe përfundim të luftës nëpërmjet bisedimeve. Zgjidhja politike nuk cakton kush fiton kush humb, por krijon rrugë për paqe. Kina do të luajë rol konstruktiv në këtë drejtim.


Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Lidhur me gadishullin korean, Wang vuri në dukje se e rëndësishme është rinisja e bisedimeve dhe trajtimi i shqetësimeve të arsyeshme për sigurinë, posaçërisht për Korenë e Veriut. Kjo do të nxitë procesin e zgjidhjes politike për problemin e gadishullit. (Jiang Lei)