Li Qiang dërgon mesazh për të uruar zgjedhjen e Luis Montenegro si kryeministri portugez
2024-04-04 23:13:15

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh Luis Montenegro për ta uruar për zgjedhjen e tij si kryeministri portugez.

Li Qiang u shpreh në mesazh se dëshiron të punojë së bashku me kryeministrin Luis Montenegro për të forcuar shkëmbimet miqësore midis Kinës e Portugalisë duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-evropiane. (Fani)