Vonohen trenat në lindje të Kinës pas tërmetit me magnitudë 7.3 në Tajvan
2024-04-04 11:43:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tërmeti me magnitudë 7.3 që tronditi zonën detare pranë Hualien në Tajvan të Kinës të mërkurën shkaktoi vonesa të trenave dhe disa anulime në provincat Fujian dhe Jiangxi të Kinës lindore, ku u ndjenë lëkundjet.

Pas tërmetit, “China Railway Nanchang Group Co., Ltd.”, në Jiangxi, filloi reagimin e nivelit të lartë emergjent, zbatoi plane shpëtimi emergjente dhe hoqi tarifat e anulimit të biletave për pasagjerët, shkruan “Xinhua”.

Në Fuzhou, kryeqendra e provincës Fujian, stafi i stacionit hekurudhor dhe vullnetarët ndihmuan pasagjerët të merrnin rimbursime, si dhe të ndryshonin biletat në Stacionin Hekurudhor Fuzhou. Kishte gjithashtu pasagjerë të bllokuar në stacionet hekurudhore në qytetet Quanzhou dhe Xiamen në Fujian.

Pas tërmetit, kompania hekurudhore ndaloi menjëherë trenat e pasagjerëve dhe mallrave në funksionim në rajonet e prekura dhe kreu inspektime sigurie në linjat hekurudhore, urat, tunelet dhe pajisjet sinjalizuese.

Disa trena në Fujian dhe Jiangxi rifilluar funksionimin. (Irma)