Portet veriperëndimore të Kinës, udhëtime rekord me trena mallrash Kinë-Europë në tremujorin e parë
2024-04-03 18:05:06

foto nga CFP

Porti Manzhouli në Kinën Veriore / foto nga CFP

Portet e Kinës verilindore të Manzhouli, Suifenhe dhe Porti Hekurudhor Tongjiang, kanë trajtuar mbi 1400 udhëtime me tren mallrash Kinë-Europë në tremujorin e parë të këtij viti, sipas “China Railway Harbin Group Co., Ltd.”.

Gjatë kësaj periudhe, tre portet në korridorin lindor të shërbimit të trenave të mallrave Kinë-Europë trajtuan 1443 udhëtime, duke arritur nivele rekord për të njëjtën periudhë në histori. Gjatë tremujorit të parë u hap edhe një rrugë e drejtpërdrejtë treni që lidh portin Manzhouli me Holandën.

Korridori lindor i shërbimit të trenave të mallrave Kinë-Europë lidh mbi 60 qytete kineze me 14 vende europiane, duke transportuar më së shumti produkte mekanike dhe elektrike, produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore, bën të ditur “Xinhua”.

Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Europë ka tre korridore kryesore, përkatësisht korridoret perëndimore, lindore dhe të mesme. (Elona)