Lumi Yangtze përmirësime në cilësinë e ujit në vitin 2023
2024-04-03 15:44:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Lumi Yangtze, rruga më e gjatë ujore në Kinë, regjistroi përmirësim të mëtejshëm në cilësinë e ujit në vitin 2023, ndërsa vendi vazhdoi përpjekjet e tij për të mbrojtur këtë lumë. Ky ishte viti i katërt radhazi që rrjedha kryesore e lumit Yangtze kishte cilësi uji të klasit II, niveli i dytë më i lartë në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit, sipas një zyrtari nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Në vitin 2023, cilësia e ujit në 95.6 për qind të seksioneve të brezit ekonomik të lumit Yangtze kishte qëndruar mbi shkallën III - një rritje prej 1.1 pikë përqindjeje nga viti i mëparshëm.

Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së lumit Yangtze. Për të rivendosur biodiversitetin përgjatë lumit, Kina zbatoi një ndalim të plotë të peshkimit në 332 zona të mbrojtura të pellgut të lumit Yangtze në janar 2020. Kjo iniciativë u zgjerua më vonë në një moratorium 10-vjeçar peshkimi përgjatë rrjedhave kryesore të lumit dhe degëve kryesore, nga 1 janari 2021. (Elona)