Kina do të intensifikojë luftën kundër krimit të organizuar në fushat ekonomike
2024-04-03 18:00:16

foto nga CFP

foto nga CFP

Prokuroria e Lartë e Kinës premtoi të martën një goditje të intensifikuar ndaj krimit të organizuar në fushat ekonomike këtë vit, duke përfshirë kreditimin financiar, projektet e ndërtimit dhe qarkullimin e tregut.

Sipas zyrës kundër krimit të organizuar të Prokurorisë së Lartë Popullore, operacioni do të synojë bandat kriminale që cenojnë të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve private dhe prishin mjedisin e biznesit dhe rendin financiar, citon “Xinhua”.

Sipas kësaj zyre, të përfshirët në akte të tilla të paligjshme do të përballen me dënime të rënda. (Elona)