Shtatë të vdekur nga stuhitë e breshrit në provincën Jiangxi të Kinës Lindore
2024-04-03 20:11:15

Foto nga VCG

Shtatë veta kanë vdekur për shkak të stuhive të breshrit që kanë goditur provincën Jiangxi të Kinës Lindore që nga 31 marsi, raportoi të mërkurën CMG-ja duke cituar autoritetet lokale.

Rreth 93 000 veta janë prekur nga stuhitë e breshërit dhe mbi 800 janë zhvendosur. Përmasat e plota të dëmeve janë ende duke u vlerësuar. (Çang Çuo)