Fondacioni shkencor i Kinës financoi 31 miliardë juanë në kërkime në 2023-shin
2024-04-03 17:20:51

foto nga CFP

foto nga CFP

Fondacioni Kombëtar i Shkencave Natyrore të Kinës (NSFC), një burim i madh financimi vendas për kërkimin bazë, financoi mbi 52.000 programe në 2023-shin, me një investim total prej më shumë se 31.8 miliardë juanësh (4.48 miliardë dollarë amerikanë).

Të dhënat u publikuan gjatë një takimi të komitetit të fondacionit.

Dou Xiankang, kreu i NSFC, tha se fokusi i fondacionit në vitin 2024 do të jetë në nxitjen e origjinalitetit dhe eksplorimit të pakufizuar, citon “Xinhua”.

Do të bëhen përpjekje për të përmirësuar vazhdimisht sistemin e financimit të talenteve, për të forcuar menaxhimin e financimit të kërkimit bazë të aplikuar dhe për të krijuar një departament ndërkombëtar të financimit të kërkimit, tha Dou.

Ai shtoi se fondacioni do të ndajë burime shkencore dhe teknologjike për studiuesit më inovatorë. (Elona)