Kina shpërblen personelin policor të kontrollit kufitar
2024-04-03 16:25:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

1422 punonjës të policisë morën çmime shërbimi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kontrollin kufitar të Kinës.

Sipas Administratës Kombëtare të Emigracionit (NIA), çmimet iu dhanë personelit të policisë që shërben në zonat kufitare në kushte të vështira, citon “Xinhua”.

Çmimet ishin ndarë në tre nivele, ato të arta për personelin e policisë në shërbim për 30 vjet; të argjendta për ata në shërbim për 20 vjet dhe të bronzta për ata në shërbim për 10 vjet, thuhet në deklaratë.

Administrata Kombëtare e Emigracionit nisi ndarjen e çmimeve vitin e kaluar.  (Elona)