Shangai do të ndërtojë një sistem të plotë kujdesi për fëmijët me autizëm deri në vitin 2027
2024-04-03 16:10:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shumë departamente të Shangait publikuan së bashku një udhëzues përpara Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, duke u zotuar të krijojnë një sistem të tërë shërbimi të kujdesit për shqyrtimin, vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin, ndërhyrjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve me autizëm deri në fund të vitit 2027, bën të ditur “Xinhua”.

Dokumenti thekson rëndësinë e diagnostikimit dhe ndërhyrjes së hershme dhe vë në dukje se edukimi për autizmin do të përfshihet në programet e formimit profesional për profesionistët që punojnë me fëmijët. Qendrat e shërbimit shëndetësor komunitar do të ofrojnë shërbime të depistimit të autizmit për fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç në qytet.

Udhëzuesi gjithashtu siguron që të gjithë fëmijët me autizëm të marrin arsimin parashkollor dhe atë të detyrueshëm, si dhe mbështet shkollat e mesme dhe shkollat profesionale në pranimin e nxënësve me autizëm.

Autoritetet vendore do të zbatojnë politika më të favorshme për të mbështetur integrimin social dhe mundësitë e punësimit për individët me autizëm të moshës 16 deri në 18 vjeç. (Elona)