Fillon ndërtimi i parkut industrial të robotikës në Pekinin verior
2024-04-03 17:45:18

foto nga

foto nga bjchp.gov.cn

Pekini ka filluar ndërtimin e një parku industrial të robotikës në qytetin e shkencës së të ardhmes që ndodhet në distriktin verior Changping, bën të ditur “Xinhua”.

Në vitin 2023, autoritetet vendore zbuluan një plan për të ndërtuar “parqe të dyfishta industriale të robotëve”, me të dytin të vendosur në Yizhuang, në jug të Pekinit.

Parku industrial në rajonin verior të qytetit do të fokusohet në ndërtimin e platformave të shërbimit publik dhe promovimin e ndërmarrjeve të inovacionit të robotikës për të mbështetur zhvillimin e industrisë përkatëse në Pekin.

Zyra e ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit të Changping bëri të ditur se distrikti ka 41 kolegje dhe universitete, të cilat mund të ofrojnë talente dhe mbështetje intelektuale për avancimin e industrisë së robotikës.

Sipas zyrës, dy zona të parkut industrial të robotikës janë aktualisht në ndërtim e sipër, duke mbuluar një sipërfaqe totale prej rreth 56,000 metrash katrorë. Ato pritet të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe do të shërbejnë si fabrika të standardizuara për ndërmarrjet. (Elona)