Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao shënon trafik rekord ditor të automjeteve
2024-04-03 16:49:23

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Porti Zhuhai i urës Hong Kong-Zhuhai-Makao regjistroi mbi 19.000 automjete në hyrje dhe në dalje të hënën, duke shënuar një rekord që nga hapja e tij, treguan të dhënat zyrtare të martën.

Shifra tejkaloi rekordin e mëparshëm njëditor prej 18.400, të vendosur më 31 mars të këtij viti, sipas stacionit të inspektimit kufitar të urës, bën të ditur “Xinhua”.

Ura 55 km lidh Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut të Kinës (SAR), qytetin Zhuhai në provincën Guangdong dhe Makao SAR. Ajo ka sjellë mundësi dhe përfitime të jashtëzakonshme ekonomike në Zonën e Madhe të Gjirit, Guangdong-Hong Kong-Makao. (Elona)