Kina lëshon me sukses satelitin e ri të gjurmimit në largësi
2024-04-03 20:17:41

Foto nga CMG

Kina lëshoi me sukses një satelit të ri të gjurmimit në largësi nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të mërkurën.

Një raketë “Marshimi i Madh-2D”, që mbante satelitin “Yaogan-42 01”, u nis më 6:56 të mëngjesit sipas orës së Pekinit dhe e dërgoi satelitin në orbitën e përcaktuar.

“Marshimi i Madh-2D” i Kinës është një raketë e fuqishme bartëse me lëndë djegëse të lëngshme me dy faza, me një forcë shtytëse ngritëse prej 300 tonësh. Raketa është projektuar për të lëshuar një satelit të vetëm dhe satelitë të shumtë në orbita të ndryshme nga tre qendrat kryesore të lëshimit të satelitëve të Kinës në Jiuquan, Taiyuan dhe Xichang. Me aftësitë e veta të përparuara, ajo mund të dërgojë një ngarkesë prej 1.3 tonësh në një orbitë sinkrone me Diellin 700 kilometra mbi Tokë.

Nisja shënon misionin e 515-të të serisë së raketave bartëse “Marshimi i Madh”. (Çang Çuo)