Kina pritet të ketë shtim të fluturimeve në sezonin verë-vjeshtë
2024-04-02 11:04:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) njoftoi se transporti i aviacionit civil të Kinës pritet të ketë rritje të qëndrueshme në sezonin verë-vjeshtë këtë vit, shkruan “Xinhua”.

Nga 31 marsi deri më 26 tetor, 188 linja ajrore vendase dhe të huaja planifikojnë të organizojnë 122.000 fluturime pasagjerësh dhe mallrash në javë.

Për sa i përket fluturimeve ndërkombëtare, 17.257 fluturime pasagjerësh dhe mallrash janë planifikuar çdo javë, duke lidhur Kinën dhe 70 vende të tjera, duke përfshirë 51 vende partnere të nismës “Një brez, një rrugë”.

Sa i përket fluturimeve të brendshme, 51 linja ajrore vendase planifikojnë të organizojnë 101,536 fluturime në territorin kinez çdo javë, një rritje prej 2.5 përqind krahasuar me të njëjtin sezon aviacioni në 2023.

Numri i fluturimeve javore të planifikuara të pasagjerëve dhe mallrave mes Kinës kontinentale dhe rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut arrin në 1754 dhe numri i atyre ndërmjet pjesës kontinentale dhe Tajvanit pritet të arrijë në 835. Një total prej 796 fluturimesh pritet të lidhin Knën kontinentale dhe rajonin e posaçëm administrativ të Makaos, sipas CAAC.  (Fatosi)