Kina rinovon alarmin blu për stuhitë e rërës
2024-04-02 11:21:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori Kombëtar i Kinës rinovoi një alarm blu për stuhitë e rërës të hënën në disa pjesë të vendit, njofton “Xinhua”.

Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, rëra dhe pluhuri pritet që edhe sot të godasin disa pjesë të Xinjiang, Mongolisë së Brendshme, Qinghai, Gansu dhe Ningxia.

Sipas qendrës, disa pjesë të Xinjiang-ut do të përjetojnë stuhi rëre.

Njerëzit janë këshilluar të marrin masa paraprake kundër erës dhe stuhive të rërës dhe shoferëve u është kërkuar të përgatiten për shikueshmëri të dobët.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele të koduar me ngjyra për stuhitë e rërës, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Fatosi)