Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë shënoi rënie
2024-04-02 11:05:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë shënoi rënie me 0.05 për qind në javën nga 25 deri më 29 mars, tregojnë të dhënat e industrisë.

Indeksi i çmimeve qëndroi në 1024.57 pikë javën e kaluar, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata e Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës dhe Grupi i Logjistikës Guangdong Lin'an, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nënindekset për të gjitha llojet e automjeteve shënuan rënie të lehtën në baza javore. Shifra për çmimin e logjistikës me ngarkesë të plotë të kamionëve, që mat kryesisht mallrat me shumicë dhe transportin ndërrajonal, ra me 0.06 për qind në baza javore në 1025.79 pikë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sondazhi ia atribuoi rënien e çmimeve rritjes më të ngadaltë të kërkesës në mes të ofertës përgjithësisht të qëndrueshme. Ai parashikoi që indeksi i çmimeve mund të vazhdojë me një tendencë relativisht të qëndrueshme në fazën tjetër. (Irma)