Kryeministri kinez Li Qiang i dërgon mesazh urimi homologut palestinez Mohammed Mustafa
2024-04-02 20:49:40

CFP

CFP

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të hënën një mesazh kryeministrit të shtetit palestinez Muhammed Mustafa për ta uruar atë për detyrën e re. Li Qiang tha se Kina dhe Palestina gëzojnë miqësi tradicionale. Në qershor të vitit të kaluar, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti Abbas njoftuan së bashku krijimin e partneritetit strategjik Kinë-Palestinë, duke shënuar një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe. Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Palestinën dhe është e gatshme të punojë me qeverinë e re të saj për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të mbështetur fuqishëm njëri-tjetrin.

Li Qiang theksoi se Kina mbështet me vendosmëri çeshtjen e drejtë të popullit palestinez për të rivendosur të drejtat e tyre legjitime kombëtare, mbështet promovimin e një zgjidhjeje politike të çështjes palestineze në bazë të "zgjidhjes me dy shtete" dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje të pandërprera për këtë.(Xu Guang)