Sektori i aviacionit i Kinës pati rritje qëndrueshme me nisjen e sezonit të fluturimeve verë-vjeshtë
2024-04-01 15:26:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vëllimi i fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare në Kinë shfaqi rritje të qëndrueshme me nisjen e sezonit të fluturimeve verë-vjeshtë, njofton “CGTN”.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) bëri të ditur se për këtë sezon të ri, 188 linja ajrore vendase dhe ndërkombëtare janë planifikuar të kryejnë 122.000 fluturime pasagjerësh dhe mallrash në javë.

Gjithsej 51 linja ajrore vendase janë caktuar të planifikojnë 101.536 fluturime të brendshme në javë për sezonin e fluturimeve verë-vjeshtë, duke shënuar një rritje prej 2.5 për qind krahasuar me vjet dhe një rritje prej 38.29 për qind krahasuar me 2019-n.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata e Aviacionit Civil ka miratuar 17.257 fluturime pasagjerësh dhe mallrash në baza javore për 164 linja ajrore vendase dhe ndërkombëtare.

Këto fluturime do të lidhen me 70 vende destinacioni, duke përfshirë 37 në Azi, 21 në Evropë, 5 në Afrikë, 2 në Amerikën e Veriut, 2 në Amerikën Latine dhe 3 në Oqeani, duke lidhur 178 qytete të huaja me 63 qytete vendase.

Sipas Administratës së Aviacionit Civil, kjo përfshin lidhjet me 51 vende partnere të nismës “Një brez, një rrugë”.

Sezoni i fluturimeve verë-vjeshtë i vitit 2024 ka treguar tendenca të vazhdueshme rritjeje në fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve, me rifillimin e fluturimeve drejt Irlandës dhe një linjë të re ajrore vendase dhe dy linja ajrore të huaja që kryejnë fluturime ndërkombëtare pasagjerësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dy muajt e parë të vitit 2024, Kina regjistroi 2.95 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse të kryera nga të huajt, duke shënuar një rritje të dukshme prej 2.3 herë krahasuar me periudhën e mëparshme dhe një rikuperim duke arritur në 41.5 për qind të nivelit para pandemisë Covid-19, tha në një konferencë për shtyp Shi Zeyi, zyrtar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. (Fatosi)