Raporti: Kina ka arritur rezultate të dukshme në zhvillimin e cilësisë së lartë në pesë fusha kryesore
2024-04-01 15:10:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një raporti të publikuar të dielën, Kina ka bërë përparime të dukshme në zhvillimin cilësor ekonomik e shoqëror, sidomos në pesë sektorët kryesorë, si jetesa e popullit, konsumi, prodhimi, infrastruktura dhe shërbimet.

Në raport e bërë nga Instituti Chongyang pranë Universitetit Renmin, sëbashku me institute nga SHBA, Rusia, Kanada dhe India, theksohet "interesi i ndërthurur" në zhvillimin e Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Akumulimi i vazhdueshëm i modernizimit kinez, mund të sjellë zhvillim të ngjashëm me interesin e ndërthurur në vend, duke shërbyer si forcë nxitëse për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe prosperitetin e Kinën. "Interesi i ndërthurur" i Kinës karakterizohet nga stabiliteti i kthimeve, akumulacioni afatgjatë dhe qëndrueshmëria, sipas raportit.

Zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës, i nxitur nga ndërthurja e interesit, inovacionit, reformave, hapësirës dhe qëndrueshmërisë, demonstron vullnetin e saj për ndërtimin e një shoqërie të lulëzuar dhe plot harmoni, tha Mohammed Saqib, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik dhe Kulturor Indi - Kinë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Kina po ofron një shembull të dukshëm për vendet e tjera. Po shtron rrugën për një të ardhme më të ndritshme për njerëzimin." u shpreh Saqib. (Jiang Lei)