Makinat elektrike të Kinës shkëlqejnë në panairin ndërkombëtar të motorëve në Bangkok
2024-04-01 15:38:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me cilësi të lartë, dizajne inovative dhe çmime konkurruese, prodhuesit e automjeteve elektrike të Kinës (EV) po shkëlqejnë në Panairin e 45-të Ndërkombëtar të Motorëve në Bangkok (BIMS), shkruan “China Daily”.

Shfaqja 12-ditore u hap për publikun të mërkurën dhe solli rreth 49 marka kryesore të makinave për klientët, me të paktën 20 modele të reja të lançuara në panairin e motorëve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 80 për qind e automjeteve elektrike me bateri (BEV) të regjistruara rishtazi në Tajlandë vitin e kaluar ishin marka kineze, treguan të dhënat e publikuara nga Departamenti i Transportit Tokësor Tajlandez.

Prodhuesit kinezë të makinave elektrike luajnë një rol kyç në sfondin e bërjes së Tajlandës një qendër kryesore të tyre në ASEAN.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Tajlanda ka qenë prej kohësh një bazë e madhe e prodhimit të automobilave në Azinë Juglindore për shkak të zinxhirit të saj industrial dhe avantazheve gjeografike.

Vendi i Azisë Juglindore po kërkon të konvertojë rreth 30 për qind të prodhimit të tij vjetor të automjeteve në makina elektrike deri në vitin 2030. (Fatosi)