Kina dhe Franca do të ndërtojnë lidhjet e stabilitetit dhe vizionit strategjik
2024-04-01 21:05:58

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës

Kina dhe Franca ranë dakord të hënën të promovojnë komunikimin, bashkërendimin, shkëmbimet dhe bashkëpunimin për të ndërtuar marrëdhënie dypalëshe me më shumë stabilitet dhe vizione strategjike, tha ministri i jashtëm kinez, Wang Yi.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Stephane Sejourne, pas bisedimeve të tyre në Pekin.

Wang u tha gazetarëve se Kina dhe Franca, të dyja me një frymë të pavarur, duhet të luajnë një rol udhëheqës në nxitjen e solidaritetit ndërkombëtar, inovacionit dhe zhvillimit, hapjes dhe rezultateve të favorshme, si dhe dialogut midis qytetërimeve.

Kryediplomati kinez i kërkoi palës franceze t'i kushtojë rëndësi të madhe shqetësimeve legjitime dhe të arsyeshme të Kinës dhe sigurimit të një mjedisi biznesi të drejtë dhe jodiskriminues për kompanitë kineze.

Sipas Wang, komunikimi strategjik dhe bashkërendimi shumëpalësh janë pikat kryesore të bashkëpunimit Kinë-Francë.

“Të dy vendet duhet të kenë një zë të përbashkët për çështjet e paqes, stabilitetit botëror, të ardhmes së njerëzimit, si dhe të mbështesin nismat shumëpalëshe të njëri-tjetrit”,- deklaroi Wang. (Xu Guang)