Industria e prodhimit të informacionit elektronik në Kinë shënon rritje dy muajt e parë të vitit
2024-04-01 15:21:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i prodhimit të informacionit elektronik të Kinës regjistroi rritje solide në prodhim, të ardhura të kombinuara dhe fitime në dy muajt e parë të vitit, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, njofton “Xinhua”.

Sipas ministrisë, prodhimi industrial me vlerë të shtuar i kompanive kryesore të sektorit u rrit me 14.6 për qind në baza vjetore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë të njëjtës periudhë, të ardhurat e kombinuara operative të firmave kryesore të sektorit u rritën me 8.2 për qind në baza vjetore në 2.14 trilionë juanë (rreth 302 miliardë dollarë amerikanë), ndërsa fitimet e kombinuara të këtyre kompanive u rritën me 2.1 herë në 41.81 miliardë juanë.

Sipas të dhënave, investimet në aktive fikse në këtë sektor janë rritur me 14.8 për qind në baza vjetore në të njëjtën periudhë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompanitë e mëdha në këtë sektor u referohen atyre me të ardhura vjetore kryesore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë.  (Fatosi)