Avioni AS700 i prodhuar nga Kina përfundon fluturimin e parë të provës
2024-04-01 20:31:45

CFP

CFP

Avioni civil AS700, i prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina përfundoi me sukses të shtunën fluturimin e parë të tij në Provincën Hubei të Kinës Qendrore, njoftoi Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, prodhuesi kryesor i avionëve në vend.

Avioni u ngrit nga qyteti Jingmen në orën 7:04 të mëngjesit sipas kohës së Pekinit dhe u ul pa problem në qytetin Jingzhou pas një fluturimi prej 106 minutash. Ai u kthye në Jingmen pas një qëndrimi të shkurtër, duke përfunduar fluturimin e parë e provës.

Duke përshtatur një projektim me një kapsulë me një pajisje uljeje, avioni AS700 pritet që të plotësojë kërkesat ajrore, të emergjencës dhe shërbime urbane.

Avioni ka një peshë maksimale prej 4,150 kilogramesh, distancë maksimale fluturimi prej 700 kilometrash dhe një qëndrueshmëri maksimale prej 10 orësh. Bordi i tij mund të mbajë 10 persona dhe një pilot, me një shpejtësi maksimale prej 100 kilometrash në orë.

CFP

CFP

Avioni AS700 është certifikuar nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës në dhjetor të vitit  të kaluar, duke u bërë avioni i pare civil kinez i prodhuar dhe certifikuar në mënyrë të pavarur. (Xu Guang)