Kina kishte mbi 1.26 milionë UAV deri në fund të vitit 2023
2024-04-01 11:42:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në Kinë u rrit me 32 për qind nga një vit më parë për të kaluar 1.26 milionë deri në fund të 2023-shit, tregojnë të dhënat nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), njofton “Xinhua”.

Sipas administratës, UAV-të, ose dronët, fluturuan më shumë se 23 milionë orë vitin e kaluar.

CAAC ka miratuar krijimin e 17 zonave të testimit të aviacionit civil pa pilot dhe tre bazave të testimit, që mbulojnë qytete, ishuj dhe zona të tjera të aplikimit.

Sipas ekspertëve, rritja e ndjeshme e numrit të UAV-ve në Kinë dhe krijimi i zonave të testimit të aviacionit pa pilot tregojnë se ekonomia e vendit në lartësi të ulëta është me rëndësi në zhvillimin e saj industrial.

Zyrtarët e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit kanë thënë se industria e përgjithshme e aviacionit është trupi kryesor i ekonomisë së lartësive të ulëta dhe zhvillimi i saj do të mbështetet nga inovacioni, demonstrimet në shkallë të gjerë, teknologjia e përgjithshme e aviacionit dhe përmirësimet e pajisjeve, si dhe krijimi i një model i ri zhvillimi i industrisë së përgjithshme të aviacionit me karakteristika kineze.  (Fatosi)