Abonentët 5G të Kinës tejkaluan 850 milionë në shkurt
2024-04-01 14:55:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i abonentëve celularë 5G në Kinë arriti në 851 milionë në fund të shkurtit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Kjo shifër përbënte 48.8 për qind të numrit total të abonentëve celularë që përdorin ose një nga tre kompanitë kryesore të telekomunikacionit në Kinë, “China Telecom”, “China Mobile dhe “China Unicom”, ose “China Broadnet”.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, numri i përgjithshëm i abonentëve celularë në Kinë ishte 1.75 miliardë në fund të shkurtit.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se numri i abonentëve me brez të gjerë fiks që përdorin këto tre kompani kishte arritur në 643 milionë deri në fund të shkurtit, me përdoruesit e brezit të gjerë gigabit që përbënin 26.7 për qind të totalit. (Fatosi)