Ligji i ri përmirëson mjedisin ekologjik në pellgun e Lumit të Verdhë
2024-04-01 20:38:07

Lumi i Verdhë/CFP

Lumi i Verdhë/CFP

Një vit pasi Ligji i Mbrojtjes i Lumit të Verdhë hyri në fuqi, cilësia e mjedisit ekologjik në pellgun e Lumit të Verdhë është përmirësuar.

Ky ligj forcon aftësinë e zbatimit ligjor në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin ekologjik, si dhe kontrollin e ndotjes së mjedisit, në zonat përgjatë Lumit të Verdhë në Kinë.

Qysh nga zbatimi i tij, Komisioni për Mbrojtjen e Lumit të Verdhë i Ministrisë së Burimeve Ujore ka forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin ekologjik të lumenjve, liqeneve dhe rezervuarëve në pellgun e Lumit të Verdhë.

Është hera e parë që rezervuarët e degëve të lumit shkarkojnë ujë të pastër gjatë periudhave të përqendruara të transferimit të ujit dhe të rërës, gjë që zvogëlon ndikimin në organizmat dhe habitatet ujore dhe reduktimin e sedimenteve dhe mbrojtjes ekologjike.

Gjithashtu, sipërfaqet dhe intensiteti i humbjeve tokësore dhe ujore në pellg u ul në vitin 2023, me një sipërfaqe prej 12500 kilometrash katrorë të përmirësuar.

Lumi i Verdhë është lumi i dytë më i gjatë i Kinës pas Lumit Yangtze-s dhe lumi më i ngarkuar me rërë në botë. Ligji i mbrojtjes i tij është ligji i dytë për një pellg lumi specifik pas Ligjit për Mbrojtjen e Lumit Yangtze, i cili  ka hyrë në fuqi më 1 mars 2021.(Xu Guang)