Botohet raporti "Interesat komplekse të një vendi të madh" nga think tanks të 5 vendeve
2024-04-01 20:49:21

CMG

CMG

U organizua të dielën në Pekin seminari ndërkombëtar dhe konferenca e think tanks-ave të 5 vendeve, gjatë të cilit u publikua  raporti me temë "Interesat komplekse të një vendi të madh: zhvillimi i Kinës me cilësi të lartë dhe prirja e vitit 2035".  Afro 20  ekspertë nga Kina, ShBA-ja, Rusia, Britania, Kanadaja, Brazili, India etj, morën pjesë në këtë seminar, për të diskutuar të ardhmen e zhvillimit ekonomik të Kinës.

CMG

CMG

CMG

Studiuesi i Universitetit Tsinghua, Li Daokui /CMG

Studiuesi i Universitetit Tsinghua, Li Daokui u shpreh se rritja ekonomike e Kinës shfaqet në dy fusha: së pari, Kina ka një zinxhir të plotë industrial me përmasë të madhe dhe së dyti, inovacioni relativisht i shpejtë. Çdo vit  pritet të shtohen afro 4.4 milionë inxhinierë në Kinë.

CMG

Studiuesi i lartë i Instituti amerikan Brookings, Christopher Thomas/CMG

Studiuesi i lartë i Instituti amerikan Brookings, Christopher Thomas u shpreh se Kina ka një popullsi të madhe dhe një treg të madh dhe bazë të fortë industriale, prandaj e ardhmja e saj është e shkëlqyer. 

Nënkryetari i Shoqatës së Ekonomisë së Lirë të Rusisë Sergey Glaziev u shpreh se “Sistemi i menaxhimit të Kinës është një kombinim organik i politikave të ndryshme, që synon të rrisë mirëqenien e njerëzve dhe të përmirësojë standardet e jetesës së njerëzve në bazë të rritjes së prodhimit”.

Ish-drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike dhe Biznesit të Britanisë, John Ross u shpreh se “Thuhet se efikasiteti i investimeve të Kinës nuk është i lartë, por çdo rritje prej 8% e PBB-së në Kinë kërkon vetëm 1% investim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhen 10% investime për të arritur rritje prej 1%.  Thuhet gjithashtu se Kina po përballet me një krizë demografike, por që nga viti 1978, rritja e popullsisë së Kinës ka qenë rreth 1% çdo vit, dhe rritja ekonomike e Kinës ka qenë mesatarisht 8%. Kjo tregon se rritja ekonomike e Kinës nuk nxitet nga rritja e fuqisë punëtore, por nga zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i efikasitetit. Prandaj, ne duhet të shohim faktet në vend që thjesht të besojmë raportimet nga mediat perëndimore”, theksoi ai.(Xu Guang)

CMG

Ish-drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike dhe Biznesit të Britanisë, John Ross /CMG