Presidenti Xi zhvillon bisedime me presidentin e zgjedhur të Indonezisë
2024-04-01 21:14:38

Xinhua

Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të hënën në Pekin bisedime me Presidentin e zgjedhur të Republikës së Indonezisë dhe Kryetarin e Përgjithshëm të Partisë së Lëvizjes së Madhe të Indonezisë, Prabowo Subianto, i cili ndodhet për një vizitë në Kinë.

Xi Jinping uroi Prabowo për zgjedhjen e tij si President i Indonezisë. Xi  tha:"Gjatë 10 viteve të fundit,unë dhe presidenti Joko Widodo kemi udhëhequr zhvillimin e gjithanshëm dhe të shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe dhe kemi arritur rezultate të rëndësishme. Hekurudha e shpejtësisë së lartë Xhakarta-Bandung është bërë një shenjë e artë e bashkëpunimit me cilësi të lartë midis dy vendeve. Marrëdhëniet kino-indoneziane kanë hyrë në një fazë të re të ndërtimit  të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët." 

Xi theksoi se Kina i shikon marrëdhëniet Kinë-Indonezi nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik me Indonezinë si dhe të ndërtojë një komunitet Kinë-Indonezi me një të ardhme të përbashkët me ndikim rajonal dhe global, në mënyrë që të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt dhe për të kontribuuar për paqen, stabilitetin dhe lulëzimin e zhvillimit rajonal dhe botëror.

Xinhua

Xinhua

Prabowo Subianto u shpreh se ishte shumë i lumtur që ka përzgjedhur Kinën si vendi i parë për të vizituat pas zgjedhjes si president. Ai tha se Kina është një vend i madh me ndikim të rëndësishëm, dhe Indonezia dhe Kina kanë respektuar gjithmonë njëra-tjetrën,duke e trajtuar njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë. Ai vlerësoi  arritjet e mëdha të popullit kinez nën udhëheqjen e Presidentit Xi Jinping dhe shprehu gatishmërinë të mësojë nga përvoja e Partisë Komuniste të Kinës dhe të thellojë shkëmbimet në qeverisjen e shtetit.

Kina është partner  i rëndësishëm i Indonezisë, theksoi ai.