Veprimtaria prodhuese e Kinës u zgjerua në mars, tregon PMI zyrtare
2024-04-01 14:39:33

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Veprimtaria e prodhuese e Kinës u zgjerua në mars, pas pesë muajsh tkurrjeje. Sipërmarrjet njoftuan një rimëkëmbje të prodhimit dhe kërkesës, si edhe shfaqën optimizëm në perspektivat e tyre të biznesit. 

Indeksi i fuqisë blerëse (PMI) për sektorin e prodhimit të Kinës ishte 50.8 në mars, duke e lënë pas indeksin e zonës së zgjerimit nga 49.1 në shkurt, tha të dielën Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Shifrat mbi 50 tregojnë zgjerim, ndërsa ato nën 50 pasqyrojnë tkurrje.

Zhang Liqun, një analist i posaçëm në Federatën Kineze të Logistikës dhe Blerjes, tha se ngritja e rëndësishme e PMI-së në mars, pasqyroi ndikimin e faktorëve sezonale, por dhe nxitjen e rimëkëmbjes së makroekonomisë së përgjithshme. Zhang theksoi gjithashtu se politikat e shumta, që synojnë stabilizimin e zhvillimit dhe rritjen e besimit në treg, këtë vit po marrin gradualisht efekt. 

Midis 21 sektorëve të anketuar, 15 ishin në zonën e zgjerimit në mars, me 10 nga muaji i mëparshëm, ndërsa ndërmarrjet përshpejtuan prodhimin pas festivalit të pranverës.

Nënindeksi për sektorin e prodhimit u rrit nga 49.8 në 52.2 në mars, ndërsa nënindeksi që mat numrin e porosive të reja u rrit nga 49 në 53, duke treguar një rimëkëmbje të fortë, si në prodhim ashtu edhe në kërkesë.