Shitjet me pakicë në internet në Kinë shënuan rritje në 2 muajt e parë
2024-04-01 14:25:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shitjet me pakicë në internet në Kinë shënuan rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, shitjet me pakicë në internet arritën në 2.15 trilionë juanë (rreth 303 miliardë dollarë amerikanë), 15.3 për qind më shumë në baza vjetore.

Shitjet me pakicë në internet të mallrave fizike në mbarë vendin u rritën me 14.4 për qind në baza vjetore në 1.82 trilionë juanë, duke kontribuar me 22.4 për qind në shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë.

Konsumi i lidhur me akullin dhe dëborën pati rritje të fortë gjatë Festës së Pranverës këtë vit. Shitjet e pajisjeve të skive në platformat kryesore të tregtisë elektronike u rritën me mbi 50 përqind në baza vjetore, sipas ministrisë. (Fatosi)