Prodhimi dhe shitjet e automjeteve komerciale në Kinë shënuan rritje në dy muajt e parë
2024-04-01 15:10:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi dhe shitjet e automjeteve komerciale në Kinë shënuan rritje solide në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të industrisë, njofton “Xinhua”.

Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave njoftoi se prodhimi i automjeteve komerciale u rrit 9 për qind nga një vit më parë në 560.000 njësi gjatë kësaj periudhe.

Shitjet e automjeteve komerciale u rritën me 14.1 për qind në 575.000 njësi.

Gjatë kësaj periudhe janë shitur 504 mijë kamionë, një rritje prej 12.2 për qind nga një vit më parë, po ashtu 71.000 autobusë, një rritje me 29.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Të dhënat tregojnë se në të njëjtën periudhë, prodhimi i kamionëve dhe i autobusëve u rrit përkatësisht me 7.9 për qind dhe 17.9 për qind. (Fatosi)