“Xiaomi” i Kinës nxjerr automjetin e tij me energji të re
2024-03-31 17:32:01

foto nga

foto nga Xinhua

Firma kineze e teknologjisë “Xiaomi” lançoi modelin e saj të parë të automjetit me energji të re SU7 të zhvilluar vetë.

Tre versione të modelit - SU7, SU7 Pro dhe SU7 Max - do të hyjnë në treg, me çmime që variojnë nga 215.900 juanë (30.431 dollarë amerikanë) në 299.900 juanë, bën të ditur “Xinhua”.

Të dizajnuara me një distancë minimale prej 700 km, SU7 dhe SU7 Max do të fillojnë t'u dorëzohen klientëve nga fundi i prillit, ndërsa SU7 Pro do të dorëzohet në fund të majit.

Lei Jun, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Xiaomi”-t, tha se firma e teknologjisë ka arritur përparime teknologjike në fusha kyçe, si modelimi, bateritë, drejtimi inteligjent dhe kabinat inteligjente.

“Xiaomi” hyri në sektorin e automjeteve me energji të re në 2021-shin dhe ndërtoi një fabrikë që mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 700,000 metra katrorë në Pekin.

Të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve tregojnë se vëllimi i prodhimit dhe vëllimi i shitjeve të automjeteve me energji të re në Kinë arriti në 1.25 milionë njësi dhe 1.21 milionë njësi në dy muajt e parë të këtij viti, përkatësisht 28.2 për qind dhe 29.4 për qind më shumë nga një vit më parë. (Irma)

foto nga Xinhua