Kina dhe vendet e Azisë Qendrore hapin Mekanizmin e Sekretariatit të Bashkëpunimit
2024-03-31 18:33:56

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina dhe pesë vende të Azisë Qendrore, përkatësisht Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani, zhvilluan të shtunën një ceremoni në qytetin Xi’an në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, duke hapur Sekretariatin e Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Azi Qendrore.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologët e tij të pesë vendeve dërguan letra urimi.

Wang, njëherësh anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, përgëzoi bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore në kuadrin e Mekanizmit Kinë-Azi Qendrore, i cili nisi katër vite më parë.

Wang tha se krijimi i Sekretariatit nënkupton se konsensusi i arritur nga udhëheqësit e gjashtë vendeve është zbatuar dhe i tregon komunitetit ndërkombëtar vendosmërinë e madhe të tyre për të punuar së bashku për zhvillim dhe bashkëpunim.

Besohet se me mbështetjen e përbashkët të të gjitha palëve, Sekretariati do të funksionojë pa probleme dhe në mënyrë efektive, ndërsa dhe Mekanizmi Kinë-Azi Qendrore do të bëhet më i fortë dhe do të sjellë më shumë përfitime për popullin e vendeve pjesëmarrëse, shtoi Wang.

Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve të Azisë Qendrore thanë se palët kanë shpresa të mëdha për Sekretariatin dhe do ta mbështesin plotësisht punën e tij. Ata shpresojnë se Sekretariati do të injektojë një vrull të ri në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Azisë Qendrore dhe Kinës. (Wang Lei/ Laçi)