Shangai ka ndërtuar rreth 92.000 stacioneve bazë 5G
2024-03-31 18:15:20

foto nga CFP

foto nga CFP

Qendra financiare e Kinës, Shangai, ka ndërtuar deri më tani rreth 92.000 stacione bazë 5G, njoftoi Administrata lokale e Komunikimeve, citon “Xinhua”.

Deri në fund të vitit 2023, 38.5 për qind e stacioneve bazë të komunikimit celular të qytetit ishin stacione bazë 5G.

Shangai regjistroi një total prej mbi 18.7 milionë përdorues të telefonisë celulare 5G gjatë kësaj periudhe, me një rritje vjetore prej gati 40 për qind, që përbën 40.8 për qind të totalit të përdoruesve të telefonisë celulare të Shangait.

Sipas administratës, në vitin 2023, më shumë se 11.5 milionë familje në Shangai kishin akses në internet përmes kabllove me fibra optike, nga të cilat rreth 2.7 milionë familje mund të përdornin internetin me një shpejtësi fikse prej 1000 Mbps ose më shumë. (Irma)