243 galeri ekspozojnë vepra arti në “Art Basel Hong Kong”
2024-03-31 17:54:17

foto nga CFP

foto nga CFP

Në “Art Basel Hong Hong”, e organizuar në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, u ekspozuan vepra arti nga 243 galeri në mbarë botën.

Edicioni i Hong Kongut të panairit më të madh të artit në botë këtë vit përmban gjashtë seksione me vepra arti nga artistë të njohur dhe të rinj, bën të ditur “Xinhua”.

“Hong Kongu është një treg i madh arti i mbushur me koleksionistë, kuratorë dhe entuziastë të artit nga e gjithë bota”,- tha Pedro Gohlke, drejtor i një galerie me qendër në Madrid.

“Art Basel” u themelua në Bazel, Zvicër, në vitin 1970 dhe për herë të parë u hap dhe në Hong Kong në vitin 2013. Tani mbahet në Bazel, Majami të Shteteve të Bashkuara dhe Hong Kong përkatësisht çdo vit.

Njëkohësisht me “Art Basel”, “Art Central”, një tjetër panair ndërkombëtar i artit, u mbajt gjithashtu në Hong Kong. (Irma)

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP