Tregu i pajisjeve mjekësore në Kinë arriti në 1.27 trilionë juanë në vitin 2023
2024-03-31 17:47:19

foto nga CFP

Në një ekspozitë të pajisjeve mjekësore në qytetin Zhengzhou të Kinës Qendrore më 21 mars 2024/ foto nga CFP

Tregu i pajisjeve mjekësore të Kinës arriti në 1.27 trilionë juanë (179 miliardë dollarë amerikanë) në kapitalizimin e tregut në vitin 2023, citon “Xinhua” statistikat zyrtare.

Shifra u njoftua nga Shoqata Kineze e Pajisjeve Mjekësore në Konferencën e Pajisjeve Mjekësore të Kinës 2024, e cila u zhvillua në qytetin e Chongqing në Kinën jugperëndimore.

Sipas shoqatës, shifra është 10.4 për qind më e lartë se ajo e një viti më parë. Kina ka mbetur tregu i dytë më i madh i vetëm në botë për pajisjet mjekësore.

Në vitin 2023, kishte 138.000 aplikime për patentë të pajisjeve mjekësore në Kinë, që përfaqësojnë 67 për qind të të gjitha aplikimeve të tilla për patentë në botë, sipas shoqatës.

Prodhimi i pajisjeve mjekësore të nivelit të mesëm dhe të lartë pa një rritje të konsiderueshme në vend, ndërsa pajisjet inovative mjekësore vazhduan të krijohen me një ritëm më të shpejtë. (Irma)