Sektori i internetit në Kinë shënon rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë
2024-03-31 17:37:54

foto nga CFP

foto nga CFP

Sektori i internetit në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme për sa u përket të ardhurave dhe fitimeve të biznesit në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”.

Kompanitë e mëdha të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura me to regjistruan rritje të të ardhurave të tyre të kombinuara të biznesit me 7.6 për qind nga një vit më parë, në 246.3 miliardë juanë (rreth 34.71 miliardë dollarë amerikanë) në janar dhe shkurt, treguan të dhënat.

Fitimet e tyre kumulative arritën në 16.97 miliardë juanë, 6.5 për qind më shumë nga një vit më parë.

Kompanitë e mëdha të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura me to i referohen atyre që kanë të ardhura vjetore nga biznesi të paktën 20 milionë juanë. (Irma)