Banka Bujqësore e Kinës pati rritje të fitimit neto prej 4.2 për qind në vitin 2023
2024-03-31 17:22:09

foto nga CFP

foto nga CFP

Banka Bujqësore e Kinës, një nga katër huadhënësit e mëdhenj shtetërorë të vendit, raportoi rritje të fitimit neto prej 4.2 për qind në 2023-shin.

Banka grumbulloi 269.8 miliardë juanë (rreth 38 miliardë dollarë amerikanë) në fitim neto që u atribuohet aksionerëve, sipas raportit të saj vjetor financiar. Raporti i kredive me probleme ishte në masën 1.33 për qind në fund të vitit 2023, duke rënë me 0.04 pikë përqindje nga fundi i 2022-shit, citon “Xinhua”.

Sipas bankës, aftësia e saj për kompensimin e rrezikut mbetet e fortë. (Irma)