Kinë, qeveritë lokale emetuan 560 miliardë juanë obligacione të reja në shkurt
2024-03-31 16:59:29

foto nga CFP

foto nga CFP

Qeveritë lokale në Kinë emetuan rreth 560 miliardë juanë (rreth 78.93 miliardë dollarë amerikanë) në obligacione të reja në shkurt, treguan të dhënat nga Ministria e Financave.

Nga totali, emetimi i obligacioneve speciale arriti në 444.4 miliardë juanë në këtë periudhë, ndërsa emetimi i obligacioneve të përgjithshme arriti në afro 115.6 miliardë juanë, bën të ditur “Xinhua”.

Gjatë periudhës janar-shkurt, emetimi i obligacioneve të pushtetit vendor arriti në 944.4 miliardë juanë.

Këto obligacione kishin një afat mesatar emetimi 12.6 vjet dhe një normë mesatare interesi prej 2.58 për qind.

Në fund të muajit të kaluar, borxhet e papaguara të qeverisë lokale të Kinës arritën në rreth 41.41 trilionë juanë, sipas ministrisë. (Irma)