Një e re ajrore lidh Shenyang të Kinës me Frankfurtin
2024-03-31 17:02:55

foto nga CFP

foto nga CFP

Një linjë e re ajrore që lidh Shenyang, kryeqendrën e provincës Liaoning të Kinës verilindore, me Frankfurtin në Gjermani, do të hapet më 25 prill, njoftoi “China Southern Airlines”.

Kjo do të jetë linja e parë e rregullt e fluturimit që lidh drejtpërdrejt Kinën verilindore dhe Gjermaninë, e operuar nga një kompani ajrore vendase, bën të ditur “Xinhua”. Fluturimet do të kryhen çdo të enjte, me shërbim të ofruar nga një avion “Airbus A350-900”.

Kohëzgjatja e fluturimit do të jetë rreth 11 orë, duke kursyer mbi pesë orë në krahasim me rrugët e tjera tranzit.

Gjermania është burimi kryesor i investimeve të huaja dhe një partner i rëndësishëm tregtar i provincës Liaoning.

Linja e re ajrore pritet të përmbushë plotësisht kërkesat në rritje për biznes, vizita familjare, studim dhe turizëm mes dy vendeve. (Irma)