Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në 3.23 trilionë juanë në shkurt
2024-03-30 16:57:41

foto nga CFP

foto nga CFP

Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në në total në 3.23 trilionë juanë në shkurt, treguan të dhënat zyrtare nga Administrata Shtetërore e Shkëmbimeve të Jashtme, citon “Xinhua”.

Në terma dollarë amerikanë, vlerat e eksportit dhe importit të tregtisë ndërkombëtare të Kinës në mallra dhe shërbime arriti përkatësisht në 232.5 miliardë dollarë amerikanë dhe 222.3 miliardë dollarë amerikanë, me një tepricë prej 10.2 miliardë dollarë amerikanë.

Nga totali, vlera e eksportit të mallrave arriti në 1.46 trilionë juanë, ndërsa vlera e importit ishte 1.26 trilionë juanë, duke rezultuar në një suficit prej 197.7 miliardë juanë.

Vlera e eksportit të shërbimeve arriti në 194.7 miliardë juanë, ndërsa vlera e importit të shërbimeve arriti në 320 miliardë juanë, duke prodhuar një deficit prej 125.4 miliardë juanë.

Turizmi ishte kontribuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me vlerë tregtare prej 142.5 miliardë juanë. (Irma)